23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentLifestyleRasti misterioz i qenve "blu" në Rusi ngre dyshimet!

Rasti misterioz i qenve “blu” në Rusi ngre dyshimet!

Në fillim ishin disa qen me ngjyrën blu të çelët, pastaj u shfaqën ata me ngjyrën jeshile. Në Rusi po përpiqen të zgjidhin misterin e këtyre qenve, të cilët u panë në disa zona industriale, me qindra kilometra larg njëri-tjetrit.

7 qen me ngjyrën e gëzofit blu u gjetën pranë një fabrike xhami në Dzerzhinsk, një qytet industrial pranë Novgorod-it. Fotot e tyre u bënë virale pasi mediat lokale i postuan në 11 shkurt.
  

Fabrika ku u gjetën prodhon xham akrilik dhe acid “prussic”, gjë që i ka shtyrë autoritetet që qentë thjesht mund të jenë zhytur në pluhurin blu të fabrikës. Në 13 shkurt, ata u çuan tek veterineri dhe ju morën kampionë gjaku për analiza, ndërsa ju gjetën gjurmë boje në gëzof.

Mediat ruse raportojnë se qentë janë të shëndetshëm dhe po ushqehen mirë, megjithatë ka shqetësime se një lëndë kimike, e quajtur “copper sulphate” mund të ketë shkaktuar ndryshimin e ngjyrë së tyre.

Ndërkohë të enjten, disa qen të tjerë, kësaj radhe me gëzof jeshil u gjetën në Podolsk, qytet industrial 37 km afër Moskës. Kafshët qëndronin në një magazinë të vjetër, ku ruhej një sasi e madhe boje jeshile. Në rrjetet sociale përflitet se rasti i dytë mund të jetë një “shaka e keqe” nga njerëzit, duke qenë se qentë blu tërhoqën aq shumë vëmendje.

Veterinerët i kanë kontrolluar edhe qentë jeshilë dhe shkaku i ngjyrës së tyre të gëzofit ende nuk është përcaktuar. Megjithatë ashtu si në rastin e parë ata janë të shëndetshëm dhe të ushqyer mirë.

Çfarëdo që e ka shkaktuar ndryshimin e ngjyrës tek qentë, thekson problemin e ndotjes kimike në Rusi, një “trashëgimi” nga fabrikat e vjetra të komunizmit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES