12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëMos vallë Rita Ora dhe Dafina Zeqiri po sjellin një bashkëpunim me...

Mos vallë Rita Ora dhe Dafina Zeqiri po sjellin një bashkëpunim me njëra-tjetrën?

Po sikur t’ju themi se ka shumë mundësi që Dafina Zeqiri dhe Rita Ora të bashkojnë forcat për një këngë? Një fakt të tillë na kanë lënë vetë artistet ta mendojmë. Në fakt, në rrjetet sociale kemi parë shpeshherë se ato e mbështesin njëra-tjetrën në projektet e reja, por jo vetëm. Ndërkohë, ditën e sotme Dafina na ka risjellë në vëmendje një status të vjetër të Ritës, ku ajo shprehte vlerësimin e saj për Duffyn.

“Një fans më pyeti nëse ka ndonjë artist shqiptar me të cilin do të doja të bashkëpunoja. POOO!!! Një artiste me të cilën do të doja të kisha një bashkëpunim është Dafina Zeqiri ose mund të them Dufye! E dua shumë atë vajzë. Vetëm kur të vijë momenti”, shkroi Rita asokohe, duke shtuar se nuk do të jetë vetëm ajo me të cilën do të bashkëpunojë, por Dafina do të jetë e para.

Teksa ka shpërndarë postimin në Instastory, Dafina ka shkruar “Dashuri kemi pasur që nga dita e parë”, duke etiketuar edhe Ritën.

Deri tani nuk ka patur asnjë reagim nga Rita, të paktë publikisht, por shpresojmë që kjo të ndodhë sa më parë.

Dafina është shumë aktive me projekte të reja teksa duket se albumi i saj “Dafinë moj” do jetë plot me të papritura. Një prej tyre është edhe fakti se introja e albumit do këndohet nga mamaja e saj, e cila siç ka treguar Dafina ka qenë gjithnjë shumë e apasionuar pas muzikës. Pak muaj më pare, artistja njoftoi  se në albumin e saj do jetë edhe një bashkëpunim me reperin e mirënjohur italian Sfera. Ajo i ka lënë italianit edhe një koment në një foto dhe kur një person e ka pyetur nëse po planifikojnë ndonjë bashkëpunim, ajo ka komentuar “2021”, duke nënkuptuar se kënga do lançohet këtë vit.

Nga ana tjetër, Rita Ora ka publikuar më 12 shkurt mini-albumin e ri të quajtur “Bang” për të cilin ka bashkëpunuar me emra si Imanbek, David Guetta, Gunna, etj. Ky album ka patur një super impakt sidomos tek fansat e saj shqiptarë. Kjo pasi këngëtarja është shfaqur e veshur me kostume tradicionale shqiptare të stiluara nga Valdrin Sahiti teksa në një video tjetër shfaqet me çizmet e famshme të kuqe me shqiponjë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES