23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëFero dhe Arbenita, në pritje të fëmijës së parë

Fero dhe Arbenita, në pritje të fëmijës së parë

Ditën e djeshme modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, bënë me dije në rrjetet sociale se i kanë dhënë fund beqarisë. Ata kanë hedhur një hap të rëndësishëm duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Ishte Arbenita, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet krah partnerit të saj, teksa ka shkruar “Të sapomartuar” në mbishkrimin e fotos. E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory, ku duket si një konfirmim që dyshja tashmë e kanë çuar në një nivel tjetër lidhjen e tyre. Në foto vihen re edhe buqeta me lule si dhe veshja elegante e çiftit, ndonëse modelaj nuk ka veshur vello. Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta.

Vetëm një ditë nga konfirmimi i martesës, sot në media po qarkullon një foto nga ceremonia e tyre, ku konfirmohen zërat se çifti po pret fëmijën e parë. Është përfolur prej muajsh se modelja është shtatzënë, por lajmet janë mohuar gjithnjë prej saj.

Mirëpo, në këtë foto të publikuar ditën e sotme nga “iconstyle.al” vihet re barku i rrumbullakosur i modeles dhe tashmë çdo gjë u vërtetua: Fero me Arbenitën do bëhen së shpejti prindër.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, por me siguri në javët e ardhshme ajo do zbulojë detaje të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES