Pas takimit romantik dhe shumë të afërt që pati me Atdheun, Sara është refuzuar ditën e sotme nga 3 djemë të Për’puthen.
Sipas formulës së re të programit, ditën e premten vajzat do zgjedhin një nga djemtë me të cilët do zhvillojnë takim javën e ardhshme. Zgjedhja e parë e Sarës ishte Mevlani, mirëpo ai e refuzoi ftesën e saj. Pas takimit që ajo ka patur me Atdheun dhe fjalët e saj, Mevlani u shpreh se Sara ka një pëlqim për djalin nga Kosova, kurse ai ndodhet mes dy vajzave(Ledianës dhe Antonelës).
“Unë nuk e pranoj, sepse jam mes dy vajzave, ndërkohë dhe ajo vetë tha se po ndjen për dikë dhe s’dua t’ia prish atë që ka nisur. Jo për faktin e puthjes, dua të jem i pastër në këtë pjesë”.- tha Mevlani, e në këtë moment Antonela u çua dhe i dhuroi një puthje në faqe. Kujtojmë se gjatë takimit me Atdheun Sara tha se po fillon t’i thyhet zemra.
Kur u pyet nga Bora, nëse ka ndonjë djalë tjetër me të cilin donte të dilte, Sara tha emrin e Rinianit. Mirëpo, ky i fundit ishte zgjedhur më herët nga Ana 1 dhe e kishte pranuar si takim.
Kështu, bukuroshja bjonde tha një emër të tretë, këtë herë Muratin. Por, edhe këtë herë u refuzua. Shkaku? Sipas Muratit, Sara zgjodhi atë sepse nuk kishte mundësi tjetër.
“Po më zgjedh nga halli, apo çfarë? Nëse është kështu, nuk e pranoj takimin.”-u shpreh ai.
Pas këtij refuzimi, më në fund dikush pranoi të dilte me Sarën: Andi. Por, edhe ai e mori një përparalajmërim nga Jasmina, e cila i tha të bënte kujdes.