23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetBallkani Perëndimor - Jashtë Skemës së Vaksinimit të BE.

Ballkani Perëndimor – Jashtë Skemës së Vaksinimit të BE.

Ndërkohë që, Anglia ka shpërndarë të paktën një dozë vaksine për 15 milionë njerëz dhe Bashkimi Europian ka shpërndarë 23 milionë doza, shumë shtete europiane nuk kanë mundur të sigurojnë asnjë dozë vaksine.

Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë Hercegovina janë në pritje të dozave të tyre të para të vaksinës, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia kanë shpërndarë vaksinat për qindra njerëz.

Vendet e Ballkanit Perëndimor edhe pse janë partnerë kryesorë dhe pretendentë  për anëtarësim në Bashkimin Europian, fatkeqësisht  janë lënë jashtë planit të menjëhershëm të shpërndarjes së vaksinave.

Vendet e Ballkanit Perëndimor i janë bashkuar programit COVAX. Ky program synon të realizojë një shpërndarje sa më të barabartë të vaksinës. Momentalisht është fokusuar në 92 shtete me të ardhura të ulta dhe mesatare, të cilat nuk e përballojnë dot marrjen e vaksinave pa donacion. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk bëjnë pjesë në këtë kategori shtetesh. Si vende anëtare vetë-financuese të COVAX këto vende pritet të marrin 850.000 doza, por momenti i marrjes së vaksinave është ende i papërcaktuar.

“Tragjedia momentale e Ballkanit Perëndimor është se është lënë në hije”- thotë Allison Carragher, një analiste e politikës globale. “Janë të gjitha shtete, që aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian, kështu që i dhanë prioritet programit të vaksinimit të BE, duke mos marrë parasysh problemet që do të lindnin me shpërndarjen e vaksinës.”

Alba Cela, drejtoresha ekzekutive e Institutit Shqiptar të Kërkimeve Ndërkombëtare shprehet se: “Vendet e  Ballkanit Perëndimor kanë popullsi të ulët. Si pasojë, mjaftonte një investim i vogël në vaksina dhe  BE do të kishte fituar influencë në rajon.” Fakti që BE nuk arriti të realizonte këtë gjë, i hapi rrugë aktorëve të tjerë të fitonin influencë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Engjëllushe Morina shprehet se: “Neglizhimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor nga Europa për një kohë të gjatë e ka bërë rajonin vulnerabël ndaj faktorëve të jashtëm, duke i hapur rrugën Rusisë, Kinës dhe Turqisë të jenë mbështetje për Ballkanin Perëndimor.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES