Një prej çifteve më të komentuara të showbizit shqiptar, modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero, i kanë dhënë fund beqarisë. Ata kanë hedhur një hap të rëndësishëm duke kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.
Kështu së paku ka lënë të kuptohet një fotografi e çiftit, e publikuar në rrjetet sociale. Ka qenë Arbenita, ajo e cila ka publikuar në InstaStory një foto ku shfaqet krah partnerit të saj, teksa ka shkruar “Të sapomartuar” në mbishkrimin e fotos. E njëjta fotografi më pas është rishpërndarë edhe nga Fero në InstaStory, ku duket si një konfirmim që dyshja tashmë e kanë çuar në një nivel tjetër lidhjen e tyre.

Në foto vihen re edhe buqeta me lule si dhe veshja elegante e çiftit, ndonëse modelaj nuk ka veshur vello. Të shumta kanë qenë reagimet e fansave në rrjetet sociale, ku kanë publikuar fotografitë e dyshes dhe kanë bërë urime të shumta për ta.
Për kujtesë, lajmet rreth martesës së tyre kanë muaj që qarkullojnë, por nuk ishin konfirmuar asnjëherë. Nuk e dimë nëse këto foto janë shkrepur sot, apo para disa muajsh, kur edhe lindën thashethemet. Po ashtu, është përfolur se çifti po pret fëmijën e parë, por kjo është mohuar disa herë nga modelja./News31