23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëDafina Zeqiri po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur

Dafina Zeqiri po sjell një bashkëpunim me reperin e njohur

Dafina Zeqiri ka bashkuar forcat me reperin e njohur Elinel për të sjellë një këngë shumë shpejt. Dyshja po punon për një duet që pritet të publikohet në ditët në vijim, teksa ende nuk ka një datë zyrtare. Ishte vetë këngëtarja ajo që ndau lajmin me fansat e saj në rrjetet sociale. Autorja e hitit “Alo alo” ka publikuar një video krah reperit në Instastory, ku shiheshin në studio.

“Nëse don mu shty me mu ft @rrugacio”– ka shkruar Dafina krah videos. Ky postim ka entuzizmuar shumë edhe fansat të cilët kanë reaguar menjëherë me postime, duke u shprehur se mezi po presin për lançimin e këngës.

Dy artisët bashkëpunuan edhe për këngën e fundit të Dafinës, “Mos shko” ft Yll Limani, pasi të dy shkruan tekstin e kësaj kënge.

Dafina është shumë aktive me projekte të reja teksa duket se albumi i saj “Dafinë moj” do jetë plot me të papritura. Një prej tyre është edhe fakti se introja e albumit do këndohet nga mamaja e saj, e cila siç ka treguar Dafina ka qenë gjithnjë shumë e apasionuar pas muzikës.

Pak muaj më pare, artistja njoftoi  se në albumin e saj do jetë edhe një bashkëpunim me reperin e mirënjohur italian Sfera. Ajo i ka lënë italianit edhe një koment në një foto dhe kur një person e ka pyetur nëse po planifikojnë ndonjë bashkëpunim, ajo ka komentuar “2021”, duke nënkuptuar se kënga do lançohet këtë vit. /News31

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES