14 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Entertainment Kulturë Atdheu dhe Sara puthen që në takimin e parë

Atdheu dhe Sara puthen që në takimin e parë

Të dielën “Për’puthen” iu bashkua një konkurrente e re, e quajtur Sara Malaj. 22-vjeçarja jeton në Athinë dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithve me stilin ekstravagant.

Ditën e sotme u transmetua takimi i parë i Sarës, e cila si zgjidhje të parë për të dalë bëri Atdheun. Interesante ishte mënyra se si nisi takimi i Sarës dhe Atdheut. Duke folur për tatuazhet, ajo i tregoi vendet se ku i kishte tatuazhet.

Takimi ka vijuar me skena edhe më të nxehta duke kulmuar me një puthje. Në lojë e sipër mes tyre, pasi Atdheu qëlloi në shenjë në lojë vendosi ta ‘dënojë’ Sarën me një puthje që u komentua shumë në studio.

Kujtojmë se kjo është puthja e dytë që jep Atdheu në Për’puthen. Disa javë më parë ai bëri xhiron e rrjetin prej puthjes me Ana 1, e cila u largua nga emisioni atë natë

Nga ana tjetër, sjellim në kujtesë se Sara nuk është portret i panjohur për publikun. Ajo ka bashkëpunuar disa vite më parë me Don Phenom, për këngën e quajtur “Dirty Wine”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES