8 C
Tirana
Tuesday, March 9, 2021
Kryefaqja Entertainment Kulturë Rudina Magjistari infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e moderatores!

Rudina Magjistari infektohet me Covid-19, ja si është gjendja e moderatores!

Duket se as moderatorja e njohur Rudina Magjistari nuk i ka shpëtuar dot virusit tinëzar. Ajo ka dyshime se është infektuar nga Covid-19 dhe këtë e bëri të ditur sot gjatë emisionit që e ka prezantuar nga shtëpia e saj. Përmes një lidhje me Skype, Rudina tregoi se në fillim është infektuar bashkëshorti i saj dhe më pas simptomat i janë shfaqur edhe asaj.

Rudina ende nuk e ka bërë tamponin, por pohoi se është e qarte se simptomat që ka, tregojnë se mund të jetë dhe ajo pozitive. Por, moderatorja tha se do i nënshtrohet tamponit në ditët në vijim dhe se gjatë kësa kohe do transmetohen pjesë të emisionit të regjistruara dhe me lidhje me Skype.

“Përshëndetje të dashur miq, sot ndryshe nga çdo herë tjetër në programin tonë, ju përshëndes nga shtëpia ime. Jam në një kënd këtu të improvizuar për të bërë një lidhje me ju drejtpërdrejt nëpërmjet Skype pasi e kisha të pamundur që sot të vija në studio. Pse do thoni ju, e nuk ka arsye tjetër përveç Covidit. Mesa duket ishte momenti për ta pasur unë radhën  për të kaluar Covidin.

Në fakt me thënë të drejtën tamponin nuk e kam bërë ende, por simptomat janë bërë shumë të qarta, për më tepër që në familje, bashkëshorti im dje ka rezultuar me tampon me Covid kështu që duke presupozuar që mund ta kem dhe unë preferova të marr menjëherë masat, të izolohem dhe ndërkohë në ditët në vijim të bëj tamponin. Sigurisht që kam filluar mjekimin me mjekun infeksionit Gentian Stroni, kam qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me të dhe kam rastin ta falenderoj dhe përshëndes sepse ka qenë gjithmonë i gatshëm për të më ndihmuar me këshillat dhe sugjerimet e tij.

Ne do të vijojmë gjatë kësaj periudhe të karantinimit tim herë pas here me lidhje të tilla por ndërkohë do të të sjellim për ju edhe programe të cilat ne i kemi regjistruar më herët dhe do i transmetojmë”, është shprehur Rudina Magjistari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES