7 C
Tirana
Thursday, March 4, 2021
Kryefaqja Entertainment Kulturë Sindi dhe Juli pezullohen nga Për'puthen!

Sindi dhe Juli pezullohen nga Për’puthen!

Një koment i Julit që nuk u prit aspak mirë nga Sindi dhe bëri që kjo e fundit të shpërthejë dhe të largohet nga studioja ditën e djeshme. “Je si vaji i Borshit, ekstra i virgjër”- ishte ky komenti që nxehu Sindin, e cila kërkoi që Juliani të largohej nga studio. Majde vendosi kusht “Ose ajo, ose ai në studio.”Situata degardoi më tej kur Mevlani ndërhyri në komentin që Juliani po bënte për atë që tha, duke thënë se ishte kompliment. Mevlani u shpreh “Nuk tha ndonjë gjë, se kompliment ishte.” Menjëherë më pas Sindi çohet dhe kërkon të godasë Mevlanin, por aty ndërhyjnë të gjithë konkurrentët duke bërë që më pas ajo ta lërë studion.

Pas situatës së djeshme në Për’puthen të dy janë pezulluar nga programi. Ishte Bora, ajo që komunikoi sot vendimin e produksionit, duke i pezulluar të dy nga emisioni për një afat të pacaktuar.

Nuk dihet ende se çfarë vendimi do merret për ta, por risjellim në vëmendje se kjo nuk është hera e parë që një konkurrent pezullohet përkohësisht nga emisioni. Pak javë më parë, edhe Tea u pezullua për disa puntata, për shkak se nuk shkonte në kohë për regjistrimet e emisionit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES