16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentKulturëBebe Rexha-Encës në live: "Dua të bëj këngë me ty!"

Bebe Rexha-Encës në live: “Dua të bëj këngë me ty!”

Miqësia mes Encës dhe Bebe Rexhës nuk është diçka e re pasi prej kohësh në rrjetet sociale kemi parë se ato kanë marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën. Shpesh dy artistet shkëmbejnë komente e pëlqime, duke nënkuptuar se e mbështesin artin e gjithësecilës. Sakaq, si një surprizë ditën e sotme, ato kanë realizuar një “live” në Instagram, ku kanë folur rreth shumë gjërave interesante, mes të cilave edhe një bashkëpunim të mundshëm mes tyre.

Ishte Enca ajo që i shprehu Bebes dëshirën e saj për të realizuar një bashkëpunim, duke e cilësuar si më të mirin që është realizuar ndonjëherë. Dhe mesa pamë në “live”, Bebe iu përgjigj pozitivisht ftesës së saj, duke thënë se në fakt ajo ka shumë dëshirë të realizojë një këngë me motive shqiptare.

Enca: “Do doja shumë të bënim një këngë së bashku në të ardhmen. Do e djegim fare. Do sjellim hitin më të madh shqiptar që kanë parë ndonjëherë.  Le ta fillojmë. Kam diçka në mendje.

Bebe Rexha: “Po! Le ta bëjmë. Dua të bëj një këngë me motive shqiptare. Do ishte zjarr fare!]

Sakaq, autorja e hiti “Baby, I’m jelous” përgëzoi Encën për këngën e re që ajo pritet të publikojë së shpejti, që mban titullin ‘Ndoshta’.

“Dua të them diçka. Pashë se do publikosh një këngë të re. U zgjova dhe pashë postimin tënd dhe më pëlqeu shumë urime!”

Bebe u shpreh se i mungon shumë vendi ynë dhe do donte që ta vizitonte gjatë verës, duke treguar se herën e fundit që vizitoi Shqipërinë ishte gjatë tërmetit të 2019.

“Do doja shumë të vija këtë vend. Më mungon shumë. Më mungon familja ime. Për herë të fundit isha kur ndodhi tërmeti.” /News31.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES