14 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Entertainment Kulturë Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, kemi një lajm të...

Për të gjithë fansat e “Game of Thrones”, kemi një lajm të mirë!

Pas fundit të serialit shumë të ndjekur “Game of Thrones”, që tashmë konsiderohet si një nga shfaqjet televizive me fundin më zhgënjyers ndonjëherë, duket se ka një lajm të mirë për të gjithë ndjekësit e tij.

HBO dhe HBO Max kanë njoftuar se ka nisur produksioni i “House of the Dragon”, serialit spinoff të “Game of Thrones”. Sezoni i parë i kësaj shfaqje do të ketë 10 seri dhe do në të do të tregohet historia e familjes “Targaryen” që kishin sunduar prej kohësh në “Westeros”,

Ngjarjet janë të vendosura më saktësisht 300 vite para historisë tashmë të famshme të “Game of Thrones”, megjithatë ende nuk ka detaje për historinë, pasi është vendosur të mbahet sekret derisa të nisë transmetimi. Ata që janë fansa të GOT e kuptojnë më së miri, duke qenë se edhe në serialin origjinal produksioni kujdesej që të mos kishte “spoilers” deri në momentin e fundit.

Ndërkohë është zbuluar një pjesë e mirë e kastit, shkruan News31. Aktori britanik Paddy Considine do të interpretojë mbretin Viserys Targaryen, Emma D’Arcy do të jetë trashëgimtare e mbretit, ndërsa Olivia Cooke është gruaja e dytë e tij, mbretëresha Alicent Hightower. Matt Smith është zgjedhur për rolin e Princi Daemon Targaryen, ndërsa aktori për Aegon II Targaryen ende nuk është zgjedhur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES