12 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Aktualitet “Takim me gra dhe vajza sipërmarrëse. Bushati: Mbeshtetje për çdo grua që...

“Takim me gra dhe vajza sipërmarrëse. Bushati: Mbeshtetje për çdo grua që do të hyjë në biznes

Gjatë një takimi me vajza dhe gra sipërmarrëse deputeti dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë, Ervin Bushati, shprehu mbështetjen e pakushtëzuar për hapjen e bizneseve të reja dhe rritjen rolit të grave dhe vajzave në fushën e biznesit:

“E kuptoj vështirësinë por edhe lirinë e të bërit biznes. Biznesi është një vlerë e shtuar në shoqërinë tonë. Unë besoj shumë në tregun e lirë. Unë besoj dhe inkurajoj inisiativa të tilla e ne vecanti kur ato vinë nga gra e vajza, sepse e di punën e vështirë që ato kanë edhe në familje. Unë mbështes çdo grua dhe vajzë në poste drejtuese. Duhet gjetur një balancë lidhur me promovimin e grave në botën e biznesit. Kur e nisin vete nje biznes kjo është një betejë e fituar që në start. Ndaj këto janë raste suksesi. Janë një grup biznesesh të krijuara nga gratë dhe vajzat të cilat janë të suksesshme për shkak të asaj që ato mbulojnë. Patjetêr që duhen mbështetur.”

Gjithashtu Ervin Bushati theksoi se qeveria shqiptare ka krijuar mjaft lehtësi për hapjen e bizneseve:

“Në vendin tonë këto vitet e fundit janë lehtësuar shumë hapat për hapjen e një biznesi. Dhe sot që flasim 91% e gjithë bizneseve nuk paguajnë asnjë taksë në shtet. Në Shqipëri taksat e tarifat janë mjaft të ulta dhe tregu është i lirë, ku çdo kush mund të futet. Në vitet e fundit janë me mijëra kompani të reja të regjistruara. Ky trend patjetër duhet shtyrë”.

Takimi u zhvillua në bashkëpunim me shoqatën Wewomen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES