12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitetRindërtimi, konviktet e studentëve të Mjekësisë me kushte më të mira/ Veliaj...

Rindërtimi, konviktet e studentëve të Mjekësisë me kushte më të mira/ Veliaj dhe Bushati inspektojnë kantierin

Konviktet e studentëve të Universitetit të Mjekësisë do të jenë gati në vitin e ri akademik, me kushte më të mira dhe të njëjtën cilësi si godinat rezidenciale studentore të Inxhinierisë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, vizituan kantierin e dy godinave studentore të vendosura fare pranë Universitetit dhe Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë, të cilat do të jenë dyfish më të mëdha se godinat e mëparshme.

“Në këto ditë të vështira prej pandemisë, kuptuam sa nevojë kemi për mjekë të mirë. Por, nuk e di a mund të kemi mjekë të mirë, nëse ata rriten në kushte spartane. Sot dyfishojmë këtë konvikt, që është konvikti i parë nga dy konvikte binjake, por secili prej tyre është dy herë më i madh. Kështu, shmangim të gjitha sakrificat e studentëve. Sigurisht, nuk i themi “student i shkëlqyer” dikujt që ka mbaruar me të gjitha 5-sa, por atij që ka mbaruar me 10-ta dhe mbi të gjitha është trajtuar me 10-ta, pra me të gjitha kushtet për t’i mundësuar suksesin”, u shpreh Veliaj.

Ai shtoi se për të gjithë ata që flasin sot për rininë dhe thonë t’i kthejmë gjërat siç ishin, ky është shembulli se si nuk duhet të harrojmë gjendjen në të cilën i gjetëm.

“Gjërat siç ishin, ishin skandal. Po ta kthejmë këtë konvikt siç ishte, do të thotë të kthejmë ata që zaptuan, që legalizuan dhe hipotekuan në pronë shtet, duke marrë kate të tëra”, kujtoi ai.

Veliaj u shpreh se për sistemimin dinjitoz të studentëve janë hapur shumë kantiere pune.

“Jemi duke punuar në disa kantiere. Puna nuk ndalet as me gjoba, as nga ata që kompleksohen nga puna. Vetëm po pashë tramin do kuptoj që dikush bëri një punë dhe ka të drejtën t’u thotë të tjerëve “mos punoni!” Por, dikush që s’ka bërë asnjë punë, nuk mund t’i thotë dikujt të ndalojë. Ndaj, nuk do ndalojmë as këtu; as te Universiteti Bujqësor, ku po rindërtojmë 8 godina”, u shpreh Veliaj.

Deputeti i PS, Ervin Bushati tha se rindërtimi jo vetëm po sjell kushte shumë më të mira në Tiranë, por edhe po rigjeneron lagje të tëra.

‘Rindërtimi në Tiranë jo vetëm po sjell kushte shumë më të mira për ato që do të banojnë, në këtë rast studentët në këto godina studentore, por edhe po rigjeneron lagje të tëra. Standardi që po vendoset me këto ndërtime të reja, të cilat janë terësisht të kohës dhe me parametra evropiane, krijon mundësinë që edhe në vazhdimin e lagjeve, të kemi të njëjtin standard, pra rregullohet edhe infrastruktura. Tek kryqëzimi I spitalit është e rëndësishme të vendoset një standard I tillë dhe logjistika apo afersia që do kenë studentët me vendin ku do të studiojnë, pra me spitalin, është aq afër dhe i përmirëson shumë kushtet. Kjo ndërtesë që është sot, nuk ka lidhje me ndërtesën që ishte e viteve ‘50-‘60, pa kushte dhe që me tërmetin e parë u rrëzua. Sot do kemi një godinë si në çdo qytet tjetër të Evropës’, deklaroi Kreu i PS Tiranë, Ervin Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES