15.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaEntertainmentLifestyleCristiano Ronaldo zyrtarisht, njeriu më i ndjekur në botë!

Cristiano Ronaldo zyrtarisht, njeriu më i ndjekur në botë!

Ylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, është zyrtarisht personi më i ndjekur në botë në rrjetet sociale. Portugezi ka arritur të mbledhë numrin më të madh të fansave në llogaritë e tij në Instagram, Facebook dhe Twitter,l.

Futbollisti i Juventus numëron tashmë 500 milion ndjekës në të treja platformat, duke regjistruar kështu një rekord.

Platforma Instagram llogaritet të ketë rreth një miliard përdorues, që do të thotë se rreth 15% e tyre ndjekin aktualisht fituesin 5-herë të Topit të Artë.

Ndërkohë nëse do hyjmë pak tek rivaliteti i përjetshëm me Lionel Messi-n, Ronaldo ka 78 milionë ndjekës më shumë në Instagram ndërsa argjentinasi nuk ka një llogari personale në Twitter. Kapiteni i Barcelonës është gjithashtu më mbrapa në Facebook, pasi nuk ka arritur ende 100 milionë pëlqime.

Kujtojmë që Ronaldo festoi ditëlindjen e tij të 36-të, megjithatë duket se nuk ka ndërmend të ndalet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES