14.5 C
Tirana
Tuesday, September 21, 2021
KryefaqjaKryesoreNga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID

Nga sot hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID

Duke nisur prej ditës së sotme  hyjnë në fuqi masat e reja anti COVID të vendosura një ditë më parë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Duke uruar një ditë të mbarë nga stafi i spitalit të Ri të Urgjencës dhe Patologjisë në Elbasan, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu rikujton edhe njëherë qytetarët të tregojnë kujdes me zbatimin e rregullave, për të kufizuar përhapjen e COVID19.

“Me urimin për një ditë të mbarë nga stafi i spitalit të Ri të Urgjencës dhe Patologjisë Elbasan, ju rikujtojmë të tregoni kujdes me zbatimin e rregullave, për të kufizuar përhapjen e COVID19. Maskë, higjienë dhe distancë”, apelon ministrja.

Nga sot nis kufizimi i lëvizjes së qytetarëve dhe kufizimi i aktivitetit të bareve, restoranteve, fast food dhe lokaleve, nga ora 20:00-06:00, në të gjithë vendin, deri në datën 25 shkurt.
Shkollat e mesme do të zhvillojnë mësimin online në zonat me risk të lartë, në bashkitë: Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, deri në datën 26 Shkurt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES