Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në histori që shënonjë ditën e sotme, 11 shkurt.11 Shkurt 1964 – Grekët dhe turqit, fillojnë të luftojnë ndaj njëri-tjetrit në Limasol të Qipros.
11 Shkurt 1973 – Vietnami nis lirimin e të burgosurve amerikanë të luftës.
11 Shkurt 1978 – Kina komuniste shfuqizon ndalimin e veprave të Aristotelit, Shekspirit dhe Dikensit në vend, që ishte në fuqi që nga koha e Revolucionit Kulturor.
11 Shkurt 1979 – Revolucioni iranian krijon një teokraci islamike, nën udhëheqjen e Ajatollahut Ruhollah Khomeini.
11 Shkurt 1790 – Shoqëria Fetare e Miqve, e njohur edhe si Quakers, paraqet në Kongresin e SHBA-së kërkesën për heqjen e skllavërisë në vend.
11 shkurt 1990 – Nelson Mandela, simbol i rezistencës kundër regjimit racist në Afrikën e Jugut, doli nga burgu pas 27-vitesh heqje lirie në ishullin Robben dhe në Burgun e Sigurisë Maksimale “Pollsmoor”.
11 Shkurt 2006 – Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Dik Çeni qëllon aksidentalisht me armë Herri Uajtinton, një avokat 78-vjeçar nga Teksasi, ndërsa kishin dalë së bashku për gjueti në një fermë në Rivierën e Teksasit.
11 shkurt 2006 – Arkeologët gjermanë zbuluan në Gobeklitepe, sit arkeologjik në provincën juglindore Sanliurfa të Turqisë, sistemin më të vjetër të komunikimit human dhe simbolet e para të formës më primitive të shkrimit të sotëm.
11 shkurt 2011 – Si rezultat i protestave popullore që filluar në Sheshin “Tahrir” të Kajros dhe u përhapën më pas anembanë vendit, Presidenti i Egjiptit, Hosni Mubarak, në krye të shtetit prej 30 vitesh, njoftoi dorëheqjen dhe ia dorëzoi pushtetin ushtrisë.
11 Shkurt 2011 – Pranvera Aabe:Vala e parë e revolucionit egjiptian arrin kulmin e dorëheqjen e Hosni Mubarakut, dhe transferimin e pushtetit tek Këshilli Suprem Ushtarak pas 18 ditësh protesta.
11 Shkurt 2015 – Një studente universitare në Turqi vritet pasi i rezistoi një përpjekje për përdhunim. Ngjarja shkaktoi protesta në mbarë vendin kundër ngacmimit dhe dhunës ndaj grave.