12 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Entertainment Lifestyle Twitter regjistron të hyra rekord në vitin 2020

Twitter regjistron të hyra rekord në vitin 2020

2020 është konsideruar nga shefi ekzekutiv i gjigandit Twitter, Jack Dorsey si vit i jashtëzakonshëm, kjo pasi kjo platformë ka publikuar të hyra rekorde për çerekun e fundit të vitit 2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga ky rrjet social, bëhet e ditur se të hyrat i janë rritur për 28%, apo në 1.29 miliard dollarë, në krahasim me çerekun e fundit të vitit 2019.

Në janar të këtij viti, Twitter ka bllokuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump nga kjo platformë. Twitter ka marrë këtë vendim pas trazirave në ndërtesën e Kongresit amerikan më 6 janar, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur pesë persona.

Analistët kanë thënë se kjo gjë mund të ketë ndikim në këtë çerek në të hyrat e kompanisë. “Ne jemi platformë që është qartazi shumë më e madhe sesa një temë apo një llogari”, ka thënë Dorsey.

Ai ka thënë edhe se 80 për qind e audiencës së Twitterit është jashtë Shteteve të Bashkuara.

Kompania ka paralajmëruar se shpenzimet totale mund të rriten për të paktën 25% këtë vit, meqë planifikon të rrisë stafin për 20%.

Twitter e ka përmbyllur vitin 2020 me më shumë se 5,500 punëtorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES