10 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Kulturë Një tjetër këngëtare e njohur ndërkombëtare del në mbrojtje të lumit Vjosa

Një tjetër këngëtare e njohur ndërkombëtare del në mbrojtje të lumit Vjosa

Të gjithë i mbajmë mend postimet e aktorit të famshëm Leonardo DiCaprio për mbrojtjen e lumit Vjosa, një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë.

Për këtë kauzë, ka reaguar një tjetër emër po aq i njohur: Ellie Goulding.

Këngëtarja britanike ka shpërndarë një video sensibilizuese e bashkëngjitur me të edhe një mesazh të gjallë për lumin në fjalë.

“Gjithçka që bëjmë ka një ndikim në njerëzit dhe planeti. Industria e veshjeve është një nga shkelësit më të këqij të abuzimeve të punës dhe ndotjes që nxit krizën e klimës. Nuk ka pse të jetë kështu.

“Petagonia” ka përdorur zërin e saj për “Blue Heart’, me një film që synon të ndihmojë në mbrojtjen e Gadishullit Ballkanik. Shtëpia e disa prej lumenjve të fundit të egër në Evropë dhe megjithatë ata janë nën kërcënim nga më shumë se 3,000 hidrocentrale të propozuara të cilat do të shkatërronin jo vetëm zona të mëdha të habitatit natyror të paprekur më parë, por edhe kulturat e shumta dhe të larmishme të rajonit.”, – shkruan këngëtarja e “Love Me Like You Do”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES