Kryeministri Edi Rama informoi sot përmes rrjeteve sociale se puna për ndërtimin e spitalit të Laçit ka nisur dhe se godina e re do të jetë në standardet bashkëkohore të spitaleve bashkiake europiane. “Me kantierin e sapohapur të Spitalit të ri të Laçit, i cili do të rilindë më i madh, më i fortë e me standarde të spitaleve bashkiake të Europës, ju uroj një ditë të mbarë”, tha kryeministri Rama.