15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Kryesore Kushi: Tekstet mësimore të unifikuara, arritje për diasporën shqiptare

Kushi: Tekstet mësimore të unifikuara, arritje për diasporën shqiptare

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi dhe Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko kanë miratuar dhe firmosur sot paketën e dokumenteve rreth procedurave të zhvillimit të konkursit të teksteve mësimore për Diasporën, kriteret e recensuesve, si dhe shpalljen e konkursit për tekstet mësimore për Diasporën hartuar nga “Komisioni i Përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”.

Në këtë kuadër, ministrja Kushi nënvizon se “botimi i teksteve mësimore të unifikuara për diasporën do të jetë një arritje e madhe për Shqipërinë, Kosovën dhe diasporën shqiptare, për të ruajtur dhe promovuar gjuhën shqipe, kulturën dhe identitetin tonë kombëtar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES