Pas shumë largimeve nga LSI drejt PS-së, tashmë kanë filluar largimet edhe në rradhët e demokratëve. Lulzim Basha nuk gëzon as besimin e rrethit të tij familjar se mund të rikthejë Partinë Demokratike në pushtet në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Djali i xhaxhait të kryedemokratit Lulzim Basha, Altin Basha, ka vendosur të anëtarësohet në Partinë Socialiste, duke u pajisur edhe me kartë anëtarësimi.
Tashmë Altin Basha është bërë anëtari më i ri i Partisë Socialiste. Mesazhi është i dyfishtë pasi Altin Basha i përket njësisë bashkiake numër 8, e njohur më parë edhe lagja e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ai është pajisur me një kartë anëtarësimi pranë Partisë Socialiste të cilën ia ka dhënë deputeti Ervin Bushati.