15 C
Tirana
Saturday, February 27, 2021
Kryefaqja Uncategorized Bushati: Taksa e sheshtë, e suksesshme vetëm në Rusi, Bashës i ka...

Bushati: Taksa e sheshtë, e suksesshme vetëm në Rusi, Bashës i ka mbetur “tramvaji” në vitin 1993

“Taksa Basha apo taksa e sheshtë është e suksesshme vetëm në Rusi. Taksa e sheshtë ka qenë një filozofi vetëm në vendet postkomuniste, ka qenë moderne në vitet 1993-96. Më vjen keq që i ka ngelur tramvaji Bashës te teoritë e këtyre viteve”.

Ka qenë kjo deklarata e Ervin Bushatit, kryetar i PS, Tiranë, gjatë një interviste televizive teksa komentoi programin ekonomik të Partisë Demokratike në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ne nuk e lëmë punën në mes, do të vazhdojmë punën që kemi nisur. E dyta, në kushtet e emergjencës globale të pandemisë, duhet shumë punë për të dalë nga stadi që jemi. Mendoj që në Shqipëri më e rëndësishme se koncepti është kontrata e punës. Mendoj se shqiptarët nuk duhet të jenë tifozë të një bindje politike që nuk ekziston më. Programet e opozitës janë një çorbë, një përzierje politikash as të majta dhe as të djathta. Besoj se qytetarët shqiptarë do të vlerësojnë punën para se të vlerësojnë tifozllëkun politik
Për aq matematikë që garantojnë dhe aq sa e kuptojnë, kam përshtypjen që nuk u dalin llogaritë. Kam përshtypjen se ky është edhe fakti që ka përplasje ndërmjet programeve. Po t’i shikosh nga ana matematikore nuk bëjnë sens, sidomos programi i PD-së. Taksa Basha, me atë që propozon, sot 91% e bizneseve paguajnë zero tatimfitim, ato që mund të përfitojnë janë rreth 11 mijë biznese, të cilët Basha i quan oligarkë. Gjithashtu, në Shqipëri vetëm 2,5% e atyre që paguhen sot përfitojnë nga taksa Basha dhe hyjnë në efekt pozitivisht vetëm për rrogat 4 milionë lekë të vjetra në muaj, këta janë 17 mijë veta. E treta, taksa Basha apo taksa e sheshtë është e suksesshme vetëm në Rusi. Taksa e sheshtë ka qenë një filozofi vetëm në vendet postkomuniste, ka qenë moderne në vitet 1993-96. Më vjen keq që i ka ngelur tramvaji Bashës te teoritë e këtyre viteve. Taksa e sheshtë është një eksperiment i dështuar”, u shpreh Bushati.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES