Rusia dëboi diplomatët Gjermanë dhe Europianë duke i akuzuar ata për pjesëmarrje në protesta të paligjshme kundër burgimit të Navalny.
Ministri i Jashtëm Rus, akuzoi diplomatët Polakë dhe Suedezë në Shën Petersburg dhe diplomatët gjermanë në Moskë, për pjesmarrjen në protestat e 23 Janarit.
Ministri Gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier, deklaroi për gazetën Bild am Sonntag se reagimi i Gjermanisë ndaj helmimit të figurës opozitare ruse, Navalny, nuk duhet të lidhet me ndërtmin e tubacionit të gazit Nord Stream 2.
Nord Stream 2 është një projekt i cili do të dyfishojë dërgimin e gazit natyror rus në Gjermani.
SHBA dhe disa vende të tjera të Bashkimit Europian janë shprehur kundër këtij projekti.
Presidenti i ShBA, Joe Biden e ka përshkruar tubacionin si një “marrëveshje të keqe për Europën” pasi rrit varësinë e Europës ndaj Rusisë.