12 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Aktualitet Presidenti Biden i kërkon Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti Biden i kërkon Vuçiç të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dërguar ditën e sotme një letër urimi presidentit Vuçiç me rastin e pavarësisë së Serbisë.

Biden thekson marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, por në një paragraf, presidenti i zgjedhur ka kërkuar njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb.

Në emër të popullit Amerikan, ju shpreh urimet e mia të përzemërta juve dhe qytetarëve tuaj të tjerë ndërsa festoni ditën kombëtare të Serbisë. Ndërsa përkujtojmë 140 vjet partneritet midis dy vendeve tona, Shtetet e Bashkuara mbajnë angazhimin e tyre të qëndrueshëm për të promovuar bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe vlerat demokratike.

Ne mbetemi të palëkundur në mbështetjen tonë për qëllimin e Serbisë për integrimin evropian dhe ju inkurajojmë që të vazhdoni të bëni hapa të fortë përpara për të arritur atë qëllim – duke përfshirë krijimin e reformave të nevojshme dhe arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Kosovën të përqendruar në njohjen reciproke.

Fuqia e marrëdhënies sonë është e ndërtuar mbi një histori të thellë të lidhjeve njerëz me njerëz, duke luftuar si aleatë në të dy Luftërat Botërore dhe ne çmojmë kontributet e mëdha që serbët i kanë dhënë shoqërisë amerikane në shumë fusha. Ne gjithashtu vlerësojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë në luftimin e pandemisë COVID-19 ndërsa bashkërisht përballemi me këtë sfidë të paparë globale”- ka shkruar Biden në letrën e tij.

Ndërkohë, Presidenti Aleksander Vuçiç ka reaguar pak çaste më parë në lidhje me kërkesën e Presidentit Biden.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore”- ka thënë Vuçiç teksa theksoi se e kupton që kjo është një politikë e re amerikane, por që përgjigja e tij nuk do të jetë ndryshe nga takimi i fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Kujtojmë që në takimin e shtatorit të vitit të kaluar në Washington, presidentit serb iu ofrua të përfshinte termin “njohje reciproke”, por Vuçiç e hodhi poshtë dhe ky term u hoq nga marrëveshja mes Serbisë dhe Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES