10 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Aktualitet Banka e Shqipërisë: Platformë kombëtare për avancimin e pagesave elektonike.

Banka e Shqipërisë: Platformë kombëtare për avancimin e pagesave elektonike.

Pagesat me para në dorë vijojnë të mbeten në trend rritës në Shqipëri. Përpos masave të mara nga Banka e Shqipërisë dhe bankat e nivelit të dytë, në 2020 jashtë sistemit bankar  kanë qarkulluar 2.8 miliardë euro, duke pësuar kështu një rritje me 433 milionë euro krahasuar me 2019.

Duke e quajtur formalizimin e ekonomisë një sfidë që ka ardhur koha të tejkalohet, guvenatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, njofton se do të ngrihet një platformë kombëtare me fokus avancimin e pagesave elektronike.

“Ne kemi në plan për të bërë disa zhvillime për mobilizimin e sistemit të pagesave, siç do të jetë një platformë unifikuese kombëtare për të gjithë sistemin bankar, për kryerjen e të gjitha pagesave elektronike dhe atyre me kartë. Ky është një zhvillim serioz i cili do të kërkojë kohën e tij, por ne kemi filluar të mendojmë dhe po punojmë për këtë zhvillim”, thotë Gent Sejko.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES