12.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaAktualitet"Si s'të desha pak më tepër", - vajza e Vaçe Zelës emocionon...

“Si s’të desha pak më tepër”, – vajza e Vaçe Zelës emocionon në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtares së madhe shqiptare

Në 6 shkurt të vitt 2014, Shqipëria humbi një prej zërave dhe artistëve më të mirë që ka parë ndonjëherë skena shqiptare: Vaçe Zela.

Ditën e sotme, në 7 vjetorin e ndarjes nga jeta të legjendës shqiptare, vajza e Vaçes, Irma Rodiqi ka zgjedhur vargjet e Fatos Arapit për të përkujtuar të ëmën.

“Mam, e shtrenjta ime! Ti ishe dhe mbete dashuria e jetës sime. Në çdo poezi dashurie unë të rigjej veç ty. Ndonëse janë thurur aq shumë poezi për ty, unë sot dua të kujtoj me vargjet e poetit tënd të zemrës Fatos Arapi. (Uroj që përshtatja e vogël që i kam bërë të mos zbeh asgjë nga madhështia e vargut të tij)”, – shkruan Irma.

Sakaq, bashkangjitur shkrimit të Irmës është edhe poezia e Arapit:

“Unë të dua përtej vdekjes,
Ashtu të dua unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’të desha pak më shumë…
Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak…
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.
Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Ty që më rri mes Zotave:
“Si s’të desha pak më tepër…”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES