8 C
Tirana
Tuesday, March 9, 2021
Kryefaqja Aktualitet Bushati: Pandemia ka hapur portën e zhvillimit drejt Teknologjisë së te Ardhmes

Bushati: Pandemia ka hapur portën e zhvillimit drejt Teknologjisë së te Ardhmes

“ Ekonomia dhe Teknologjia” ishte tema e bashkëbisedimit të zhvilluar midis deputetit dhe anëtarit të komisionit të ekonomisë, Ervin Bushati, dhe studentëve të ekonomisë.

Në fjalën e tij Bushati theksoi se sot kemi mbi një vit që ekonomia globale ka hapur dyert drejt një zhvillimi teknologjik të pakthyeshëm.

Ishte pikërisht ky zhvillim teknologjik i përshpejtuar i cili coi edhe në zbulimin e vaksinës anticovid dhe kjo sipas deputetit të PS Ervin Bushati është fitore e madhe:

“Teknologjia ka arritur në një stad të paprekur më parë. Ekonomia ka ndryshuar në menyrë të pakthyeshme krahasuar me më parë. Sot kemi mbi një vit që ekonomia globale ka hapur dyert drejt një zhvillimi teknologjik të pakthyeshëm. Sfida e vërtetë është kur njererëzimi funksionon si një i vetëm. U panë disa menyra se si mund te perballohej kjo sfide e cila ka ndikuar ne tregjet globale.

Pandemia COVID-19 ka hapur dyert drejt një zhvillimi të pandalshëm drejt së ardhmes. Teknologjia duhet të jetë e kontrolluar por teoritë që ajo i bën dēm njerëzimit janë të dështuara. Zhvillimi teknologjik në këto muaj ka qenë i pershpejtuar dhe shume pozitiv. Ishte ky zhvillim teknologjik i cili çoi edhe nê zbulimin e vaksinës anticovid dhe kjo është fitore e madhe. Në pandemitë e kaluara janë dashur vite me rradhë për të zbuluar antivirusin. Ndaj them me bindje se zhvillimi i një vaksine të tillë në një kohë rekord ishte një mrekulli. Keto teoritë konspirative lidhur me vaksinën bien poshtë”- theksoi Bushati.

Në bashkëbisedimin me të rinjtë i pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i Zhvillimit Ekonomik dhe Investimeve të Huaja në Bashkinë e Tiranës, z. Genci Kojdheli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES