23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaKryesoreArritja historike e kinematografisë shqiptare, Rita Ora nuk përmban dot gëzimin

Arritja historike e kinematografisë shqiptare, Rita Ora nuk përmban dot gëzimin

Filmi “Hive” i regjizores Blerta Bashollit arriti të bëjë histori në kinematografinë shqiptare pasi u vlerësua me 3 çmime në “Sundance Film Festival” si “Filmi më i Mirë”, “Regjizorja më e mirë” dhe “Çmimi i Publikut”.

 Ky film është bazuar në një ngjarje të vërtetë, në historinë e Fahrije Hotit, që e ka frymëzuar regjisoren për punën e saj. Në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, Fahrija (që luhet nga Yllka Gashi në film) fillon një biznes bujqësor për t’i siguruar mbijetesën familjes së saj, në një ambient tradicionalisht patriarkal ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë.

Për këtë arritje të madhe të filmit ka reaguar edhe një emër i njohur shqiptar në glob, Rita Ora.

Këngëtarja ka postuar posterin e “Hive” duke shprehur kështu gëzimin e saj në sy të të gjithë botës për këtë arritje të kinematografisë shqiptare.

Urojmë që të tilla ngjarje të kemi sa më shumë dhe të mund të gëzohemi të gjithë bashkë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES