23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetShtyhet sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror

Shtyhet sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror

Është shtyrë sërish organizimi i Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës,, nga muaji maji që ish caktuar për në muajin gusht të këtij viti, për shkak të atyre që janë konsideruar “sfida për luftim të pandemisë”.

“Ndonëse Forumi Ekonomik Botëror dhe Qeveria e Singaporit vazhdojnë të ndjekin rregullat për të siguruar takime të sigurta dhe efektive, dhe shkalla e përhapjes së koronavirusit në Singapor vazhdon të jetë në nivele të përballueshme, ndryshimet e kohës së takimit reflektojnë sfidat ndërkombëtare në luftim të pandemisë”, është thënë në deklaratë.

Kufizimet globale në udhëtime e kanë bërë të vështirë planifikimin me prezencë fizike në pjesën e parë të vitit, meqë rregullat e ndryshme të karantinës kanë shtuar kohën që duhet të kalohet për t’u organizuar takimet, është thënë mes tjerash në njoftim.

Ministria për Tregti dhe Industri e Singaporit, ka thënë se qeveria ka kuptuar sfidat me të cilat përballet Forumi dhe është pajtuar për shtyrje të organizimit.

Forumi me bazë në Gjenevë, ka shtyrë edhe më herët datat e organizimit për këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES