3 C
Tirana
Thursday, February 25, 2021
Kryefaqja Kryesore `Rijetësimi` i Piramidës, kryeministri Rama inspekton punimet

`Rijetësimi` i Piramidës, kryeministri Rama inspekton punimet

Projekti për rijetësimin e Piramidës, pritet të nisë shumë shpejt. Këtë e ka bërë të ditur sot Kryeministri Edi Rama i cili së bashku me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim, inspektuan punimet e nisura për zbatim të këtij projekti, një projekt fantastik transformimi arkitektonik i studios së famshme hollandeze MVRDV.

Duke e konsideruar si një ndër projektet që ka marrë më shumë kohë dhe më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar zoti Rama theksoi se kjo godinë do të jetë në shërbim të të rinjve. “Është një nga ato projekte që ka marrë më shumë kohë për të marrë formën e tyre. Ky është projekti që në këndvështrimin tim ka qenë më i vështiri për të marrë formën e dëshiruar dhe për të jetësuar harmonizimin e shumë të vështirë mes të shkuarës dhe të ardhmen përmes një ndërhyrje në të tashme. Kjo ka qenë një ndërtesë që dihet se çfarë qëllimi kishte, por nga pikëpamja arkitektonike ishte ndryshe nga të tjerat. Ishte një shkuarje përtej arkitektëve të kohës përtej kornizës së kohës që mbante përtej lavdinë e komunizmit.  Me kalimin e viteve Piramida u kthe në simbolin e “tokës së xanun” mes shtetit dhe aktorëve të ndryshëm të sipërmarrjes, ku veprimtaritë nuk kishin lidhje fare me njëra tjetrën dhe hapësira qendrore mbeti gjithmonë një vend  shkretë. Godina është shumë karakteristike dhe e veçantë dhe hapësirat e saj nuk janë lehtësisht të përdorshëm për çfarëdoqoftë. Sot projekti i plotëson të gjitha ata kushte për t’i qëndruar kohës, për t’i shërbyer njerëzve dhe për t’i kujtuar të gjithëve që të mos harrojnë se nga vijnë. Ajo që ne jemi duke përgatitur për të qenë në një fazë të re të revolucionit dixhital është shtrirja në çdo qytet e rrjetit të një programi për më të rinjtë që duan t`i vënë në punë aftësitë e tyre në botën dixhitale për të fituar në muaj shumë më tepër se çdo të fitonin në çdo punë tjetër jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani”, u shpreh kryeministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES