23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetNdërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet marrëveshja

Ndërtimi i hekurudhës Tiranë-Durrës, nënshkruhet marrëveshja

Është firmosur kontrata mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë-Durrës, punimet e të cilës pritet të zgjasin 30 muaj. Sipas parashikimeve hekurudha do të jetë gati në verën e vitit 2023 dhe do të krijojë rreth 2200 vende të reja pune.

Ky investim do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën kohore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta. Ministrja Belinda Balluku në ceremoninë e mbajtur me këtë rast dha detaje mbi planet e tjera në sektorin hekurudhor në një periudhë afatmesme ndërkohë që bëri të ditur se ndërtimi i projektit të Tiranë-Durrës përfundon në verën e vitit 2023.

Pas një periudhe të gjatë, na është dashur të punojmë 3 vite për firmosjen e marrëveshjes të rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të aeroportit të Rinasit. Projekti për rehabilitimin e linjës hekurudhore dhe lidhja me aeroportin kombëtar të Tiranës është një ndër projektet prioritare të qeverisë shqiptare, përcaktuar dhe në dokumentet strategjikë kombëtar.

Ky investim nuk do të mbetet i vetmi në rrjetin tonë hekurudhor pasi në planet afatmesme kemi dhe rehabilitimin e hekurudhës Vorë-Han i Hotit dhe linjës Pogradec-Korçë dhe linjën e re Korçë-Kapshticë.

Projekti parashikon rehabilitimin e linjës ekzistuese nga stacioni qendror i Durrësit, i cili është ekzistues deri në vendndodhjen e ardhshme të terminalit të transportit publik të Tiranës, i cili është projekt që po dizenjohet nga Bashkia e Tiranës dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore prej 5.7 kilometrash, e cila do të lidhë nyjen me aeroportin e Rinasit. Ky projekt do të mundësojë multimodalitetin e sistemit të transportit në zonën metropolitane Tiranë-Durrës nëpërmjet krijimit të një rrjeti të integruar dhe efikas duke mbuluar zonën me aktivitetin më të lartë ekonomik në Republikën e Shqipërisë.

Arteria e re hekurudhore do të sjellë risi për lëvizjen drejt aeroportin e Rinasit duke reduktuar edhe trafikun në oraret e pikut të lëvizjes. Do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen në dy qytetet e Shqipërisë dhe do zvogëlojë distancën koghore mes Tiranës dhe Durrësit gati në 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit vetëm 12 minuta.

Projekti do të ndikojë dhe në krijimin e vendeve të reja të punës pasi parashikohet që të punësohen rreth 2200 punonjës, ndërkohë që kursimet nga përdorimi i hekurudhës krahasuar me përdorimin e automjeteve private do të jenë 55 milionë euro në vit. Gjej rastin të falenderoj partnerët ndërkombëtar partnerët tanë ndërkombëtar për mbështetjen, në veçanti BE për grantin 36.65 milionë euro për projektin e detajuar dhe delegacionin e BE në Tiranë që na kanë mbështetur. Nuk mund të lë një nga bashkëpunëtorët tanë më të ngushtë, BERZH-in.

Për ndërtimin e linjës së re të aeroportit të Rinasit morën pjesë 22 kompani. Duke patur një fitues që ndodhet këtu sot për nënshkrimin e kontratës, kompania italiane INC SPA, një kompani me eksperiencë shumë vjeçare, e cila ka përmbushur kriteret teknike. Punimet do të mbyllen brenda një afati 30 mujor, ose thënë ndryshe në verën e vitit 2023”, është shprehur Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES