23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetItali, Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit

Itali, Mario Draghi pranon detyrën e kryeministrit

Pas rrëzimit të kabinetit Conte në Itali, Mario Draghi ka pranuar pa rezerva detyrën për formimin e qeverisë së re në Itali,

Pas disa ditësh konsultimesh, Presidenti i Italisë Sergio Mattarella i kërkoi ish- shefit të Bankës Qendrore Evropiane Mario Draghi të formojë një qeveri të re, e cila të jetë jo politike dhe ta drejtojë Italinë gjatë periudhës së pandemisë.

73-vjeçari Dragi, i njohur ndryshe me nofkën “SuperMario” u konsiderua si figura qendrore në shpëtimin e monedhës së përbashkët europiane, euro.

Më herët presidenti Mattarella u ka bërë apel partive politike në Parlament që të mbështesin lëvizjen e tij, duke vënë në dukje faktin se vendi po kalon ende një periudhë të vështirë si pasojë e pandemisë.

Covid-19 i ka dhënë një goditje të rëndë ekonomisë italiane, që është vendi i dytë në Evropë sa i takon numrit të viktimave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES