Prej muajsh, Bora Zemani është në drejtimin e emisionit “Për’puthen” duke u kthyer në një nga moderatoret në qendër të vëmendjes.
Mirëpo, duket se gjërat po ndryshojnë në strukturën e emisionit.
Burime pranë “Zemra e Tiranës” kanë mësuar se Bora ka munguar në xhirimet e fundit të emisionit dhe në vend të saj është parë në ambientet e Top Channel duke drejtuar emisionin Fatma Haxhialiu. Të njejtat burime kanë treguar se Haxhialiu do të jetë në drejtim të emisionit jo pak, por për plot 2 javë.
Kjo pasi Zeman ka rezultuar pozitive me Covid-19 dhe për shkak të pamundësisë për të qenë prezente, Fatma është zgjidhja e kësaj situate.
Në këtë sezon, kjo është hera e parë që Për’puthen drejtohet nga një moderator tjetër dhe ky është një test, jo vetëm për Fatmën, por edhe për produksionin.
Që në fillimet e saj, Fatma ka treguar se projektet e marra përsipër i ka kthyer në sukses, kështu që, nëse ky lajm është tërësisht i vërtetë atëherë jo vetëm që edhe Për’puthen do të jetë në CV-në e Fatmës, por mund të jetë një ogur i mirë që gazetaren ta shohim me një projekt të vetin në Top Channel.