14 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Entertainment Bota COVID-19/ Sllovakia hap gradualisht shkollat dhe kopshtet

COVID-19/ Sllovakia hap gradualisht shkollat dhe kopshtet

Pavarësisht situatës së pandemisë, Sllovakia ka vendosur që të hapë gradualisht shkollat dhe kopshtet duke nisur nga java e ardhshme, por nën kushte të rrepta sigurie.

Fillimisht, do të lejohen të fillojnë shkollën të hënën vetëm nxënësit e fillores dhe klasat e fundit të shkollave të mesme, ndërsa studentët duhet të jenë në gjendje të tregojnë se prindërit e tyre janë testuar negativisht për koronavirusin brenda javës së kaluar, para se të hyjnë në shkollë.

Shumica e nxënësve të moshës mbi 10 vjeç, shumë prej të cilëve nuk kanë qenë në shkollë që nga tetori, do të vazhdojnë shkollimin në shtëpi për momentin.

Në Sllovaki të gjitha shkollat dhe kopshtet janë mbyllur që nga mesi i dhjetorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES