16 C
Tirana
Thursday, March 4, 2021
Kryefaqja Aktualitet Tea reagon kundër produksionit dhe autores së Për’puthen: “Ishit në dijeni për...

Tea reagon kundër produksionit dhe autores së Për’puthen: “Ishit në dijeni për të gjitha!”

Skandali që ka përfshirë Për’puthen me trekëndëshin Tea-Andi-Beart duket se do të vazhdojë për një kohë të gjatë. 

Pasi Teas, Top Channel i mbylli llogarinë në Instagram dhe Youtube, ka ardhur edhe reagimi i ish-konkurrentes.

Me anë të një videoje në Instagram, Tea ka akuzuar produksionin se ka qenë në dijeni të lidhjes me Beartin dhe nuk i ka lejuar që të largohen që në fillim.

Pas emisionit të sotëm vendosa të reagoj për Olsën, për ty Olsa për të thënë boll vazhdove me mashtrime e manipulove situatën si të duash ti siç bën gjithmonë, boll më zhyte mua akoma më tepër nga ç’më ke zhytur që veç shpirti im e di se çfarë po heq po s’ka gjë.

Ti më duket se e paske kujtesën pak të shkurtër Olsa, por s’ka problem sepse t’i kujtoj unë ca gjëra. Ti i dije të gjitha! Unë kam kërkuar që të dal që në dhjetor, por ti më nxirrje mua 100 justifikime. Unë dhe Andi kemi kërkuar të dalim si çift të përputhur, të përplasur, të përleshur sido që të ishte vetëm që të dilnim nga aty sa më shpejt. Pse moj Olsa harrove ti që kur folëm bashkë për Vitin e Ri unë kam qenë në Kosovë tek Bearti duke festuar me familjen e tij dhe pas kësaj ju më keni kërkuar foto që unë duhej t’i bëja me Andin, foto që s’u bënë kurrë. Edhe unë për këto kam prova”, shprehet Tea.

Më tej ajo ka treguar se ka qenë Olsa ajo që i ka shtyrë konkurrentët të bënin giveaway, sepse kishte përfitime personale. Tea shton se Olsa i ka mbajtur brenda me Andin, sepse bizneset donin që të reklamoheshin gjatë takimeve të tyre, ndërkohë që ata vetë nuk kanë marrë asnjë lloj pagese në shkëmbim, sepse sipas saj gjithçka e ka marrë autorja e programit. Me ton të ashpër Tea i ka kërkuar Olsës të mos vazhdojë më tej me mashtrimet e saj dhe të mos tallet më me ta.

“Dhe pas kësaj ju na përmendni krimin tonë të rëndë që është giveaway, bizneset që bëjmë ne kur në fakt bizneset i bën ti. Ti më ke mbajtur aty mua, jo se më doje, jo se më paske dashur, por sepse të interesonin reklamat dhe pjesa jote, sepse bizneset donin që të isha unë dhe Andi me takimet tona për të reklamuar ata. Edhe unë personalisht madje, edhe ne nuk kemi marrë asnjë kokërr leku nga kjo, asnjë lloj pagese, kemi ardhur aty vetëm me shpenzimet tona me veshjet tona, transportin tonë, me kohën tonë me gjithçka. Edhe ti na akuzon për biznese.

Na bëre që të vazhdonim takimet ashtu siç e pranuat dhe vetë në emision që na keni shtyrë dhe na keni detyruar që t’i bëjmë ato takime derisa më në fund ne nuk pranuam dhe më në fund kur nuk bëmë më takime, kur nuk pranuam të bënim më takime na nxorët dhe e shtytë emisionin në ditën e fundit me komente se nuk kishit çfarë të bënit. Gjithsesi boll u talle, mos vazhdo të tallesh më, sepse tek e fundit edhe ne njerëz jemi”, shprehet Tea.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES