7 C
Tirana
Thursday, March 4, 2021
Kryefaqja Aktualitet Menaxhimi i pandemisë dhe i tërmetit, Bushati për Ramën: "Kemi zgjedhur më...

Menaxhimi i pandemisë dhe i tërmetit, Bushati për Ramën: “Kemi zgjedhur më të zotin e Shqipërisë!”


Kryetari i Partisë Socialiste së Tiranës, Ervin Bushati ishte i ftuar mbrëmjen e së martës në Spotlight nga Alban Dudushi, ku foli ndër të tjera për menaxhimin që qeveria socialiste i ka bërë pandemisë dhe tërmetit.
Përballë pedagogut Rezart Prifti, Bushati ka argumentuar me të dhëna faktin se qeveria ka përballuar me sukses sfidën e Covid-19 dhe tërmetin e vitit 2019.


“Në gjithë botën, nuk pret njeri që të takojë princin e kaltër për kryeministër, se ti martohesh me dashuri dhe në fund të ditës mërzitesh dhe me bashkëshortin dhe bashkëshorten”, – është shprehur Bushati.
“Nuk po thotë njeri që të zgjedhim një njeri të kulluar apo të rënë nga qielli, ama më të zotin e Shqipërisë e kemi zgjedhur…”, – ka treguar Ervini me nuanca humori, gjë që e ka bërë pedagogun ta humbë seriozitetin dhe të shpërthejë në të qeshura.
Biseda e plotë:

Ervin Bushati: Në qoftë se ne do kishim parashikuar një tërmet në fund të vitit 2019 dhe një pandemi që ka ulur në gjunjë gjithë botën dhe të thuash pse nuk i realizove të gjitha, këtu tërhiqem, se ne nuk jemi zoti. Pandemia e fundit botërore ka qenë në 1380-ën. Nuk ka ndodhur ndonjëherë të bllokohet me dy gjëra shumë të mëdha Shqipëria. Si pandemia…. Dhe nuk ka pasur tërmet 3 muaj para pandemisë dhe ja fundi i ditës as u dorëzua.

Rezart Prifti: Është tjetër gjë llogaria për tërmetin, tjetër gjë llogaria për pandeminë… janë dy llogari të ndryshme.

Ervin Bushati: Në gjithë botën, nuk pret njeri që të takojë princin e kaltër për kryeministër, se ti martohesh me dashuri dhe në fund të ditës mërzitesh dhe me bashkëshortin dhe bashkëshorten. Nuk po thotë njeri që të zgjedhim një njeri të kulluar apo të rënë nga qielli, ama më të zotin e Shqipërisë e kemi zgjedhur…

Rezart Prifti: Qyqa, avash mo burrë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES