
Një studim i kryer nga Agjencia franceze,‘France Presse” bazuar në burime zyrtare, citon se mbi 100 milionë doza të vaksinës kundër Covid-19 janë bërë në të gjithë botën në më pak se dy muaj pas nisjes së fushatave së parë më 8 dhjetor.
Bazuar në të dhënat e studimit janë 101,317,005 injeksione të vaksinës koronavirus të cilat janë kryer në 77 vende.
Që nga nisja e pandemisë e deri tani në mbarë botën janë infektuar 103,458,308 persona më Covid-19, nga të cilët kanë ndërruar jetë 2,239,495 persona. SHBA-ja rënditet e para si për numrin e të infektuarve ashtu edhe të vdekjeve.