Në 1 Shkurt 2021, Agjencia Ndërkombëtare e Vlerësimit, Standars and Poor’s (S&P), konfirmoi vlerësimin B+ për Shqipërinë si dhe tregoi që Shqipëria është një vend me perspektivë “të qëndrueshme”
Sipas S&P Ekonomia Shqiptare do të jetë e gatshme të prodhojë dhe t’i rikthehet rritjes pozitive në 2021. Rritja ekonomike e parashikuar nga S&P për vitin 2021 është rreth 4.5%.
S&P përgëzon faktin, që Shqipëria arriti të emetojë një Eurobond mjaft të suksesshëm në bursa. Eurobondi i emetuar i shtetit Shqiptar është në vlerën emërore prej 650 milionë euro. Ky fakt tregon stabilitet në financa publike.
Prekja e sektorit të turizmit, i cili ze një peshë të madhe në Ekonoinë Shqiptare, zgjerimi i deficitit buxhetor në masën 6.7% në raport me PBB, rritja e borxhit publik, janë disa nga pasojat e pandemisë globale, të cilat kërkojnë vemendje nga autoritetet.
Qeveria Shqiptare ka filluar zbatimin e një sërë sistemeve, përfshirë atë të Fiskalizimit për të siguruar mirëadministrim fiskal, për të modernizuar sistemin ekzistues fiskal dhe për të siguruar rritje të të ardhurave ndaj PBB-së në mbi 30% në vitet e ardhshme.