16.5 C
Tirana
Friday, September 24, 2021
KryefaqjaEntertainmentBotaSingapori dhe eko-qyteti me 42.000 shtëpi

Singapori dhe eko-qyteti me 42.000 shtëpi

Singapori është i pari vend i cili  po ndërton eko-qytetin Tengah që përfshin 42,000 shtëpi të reja në pesë distrikte banuese. Ky do të jetë vendbanimi i 24-të i ndërtuar nga qeveria e Singaporit që nga Lufta e Dytë Botërore. Për momentin ky është vendbanimi me freskues, grumbullim automatik i mbeturinave dhe një qendër qyteti pa makina, që shpresohet që të jetë rrugë për zvogëlimin e lëshimit të karbonit.

Ky qytet në ndërtim po quhet si “qytet malor” nga zyrtarët për shkak të hapësirave të gjelbra dhe kopshteve publike. Korridori i gjerë ekologjik do të jetë në qendër të tij duke ofruar kalim të sigurt, shkruan CNN.

Drejtori i Bordit për Zhvillim dhe Ndërtim i Singaporit, Chong Fook Loong, ka thënë se në Tengah, rrugët, parkingjet dhe shërbimet komunale janë poshtë qendrës së qytetit, ashtu që “gjithçka të jetë në nëntokë ndërsa niveli i tokës do të jetë komplet i lirë nga këmbësorët”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES