Reperi amerikan, i njohur për këngën “Watch Me (Whip/Nae Nae)”, Silento është akuzuar së fundmi për vrasjen e kushëririt të tij.
Sipas të dhënave, 23 vjeccari u arrestua dje nga policia e Georgias me akuzën e vrasjes së Frederick Rooks, i cili u gjend i vrarë me plagë të shumta.
Reperi u identifikua si i dyshuari kryesor për ngjarjen dhe u arrestua, ndërkohë që Policia po heton për motivimin e mundshëm të ngjarjes.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Silento përfshihet në probleme me ligjin, pasi në tetor u arrestua edhe për tejkalim shpejtësie, ndërsa në shtator për sulm fizik ndaj dy personave të rinj në LA.