8 C
Tirana
Tuesday, March 9, 2021
Kryefaqja Aktualitet Manastirliu: Asnjë rast i identifikuar i varianteve të reja të COVID-19

Manastirliu: Asnjë rast i identifikuar i varianteve të reja të COVID-19

Ka nisur sot vaksinimi i bluzave të bardha me dozën e dytë të Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një deklaratë për mediat është shprehur se më shumë se 650 mjekë e infermierë do vaksinohen me dozën e dytë të Covid-19, ndërsa nënvizoi se plani i ministrisë është që të vaksinohet gjithë popullata, në momentin që do të vijnë vaksinat.
“Janë më shumë se 650 mjekë e infermierë që janë vaksinuar deri tani dhe janë duke marrë dozën e dytë, sipas kohës së përcaktuar. Do vazhdojmë me fushatën e vaksinimit. Do vijojmë me vaksinimin kapilar, kur të vijnë vaksinat nga Pfizer. Do kemi shpejt të finalizuar një fushatë të Astra Zenecas. Pas mjekëve, do ketë vaksinim edhe për të moshuarit”, tha Manastirliu.

Ndërsa përsa i përket rasteve të mutacioneve COVID, Manastirliu thotë se ende nuk është identifikuar asnjë rast në vend. “ISHP dërgon në mënyrë të vazhdueshme mostra të analizave qoftë për mutacionet e reja që kanë dalë, qoftë edhe për analiza rutinë, për verifikimin dhe certifikimin që i duhet në vazhdimësi për të bërë për punën e tyre. Deri tani ne nuk kemi identifikuar raste të varianteve të reja të COVID-19, por puna është duke vazhduar. U bëj thirrje qytetarëve për vigjilencë të shtuar, të bëjmë maksimumin sepse jemi në një situatë delikate për të mbrojtur veten dhe të afërmit tanë”, theksoi ndër të tjera  Manastirliu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES