14 C
Tirana
Sunday, March 7, 2021
Kryefaqja Aktualitet Skandal pas skandali, por a ja vlen të thuhet që "Për'puthen" është...

Skandal pas skandali, por a ja vlen të thuhet që “Për’puthen” është reality pa skenar?

Që prej nisjes sezonin e kaluar, Për’puthen është trumpetuar si një prej emisioneve reality në televizionet shqiptare duke marrë përsipër edhe “barrën” që të jep një reality show.

Mirëpo, dalëngadalë po njihemi me situata apo “skandale” që kanë bërë xhiron e rrjetit.

Kujtojmë këtu foton e postuar të Arjonit me Anën në shtrat, ç’ka solli më pas edhe largimin e të dyve nga emisioni. Sapo publiku e harroi këtë situatë, ndodhi skandali i trekëndëshit Andi-Tea-Beart.
Në një postim që tashmë është fshirë, Andi u shpreh se kanë qenë në dijeni të lidhjes së Teas dhe Beartit, deklaratë kjo që u mbështet edhe nga Tea në një video 10 minuta të postuar në Youtube.

Pra, kemi të bëjmë me konkurrentët që bëhen pjesë e emisionit, duke u njohur më parë, duke pasur marrëdhënie aktuale dhe duke komunikuar me njëri-tjetrin pas fikjes së kamerave, ç’ka jo vetëm bie ndesh me rregullat, por i shkel ato 100%.
Pyetja që lind është: A duhet të thonë më që Për’puthen nuk ka skenar apo është reality?

Sipas autorëve amerikanë, reality-show është një format ku pjesëmarrësit nuk janë aktorë apo në shumicën e rasteve nuk janë fare të famshëm që bëjnë situata që lindin aty për aty apo punojnë mbi situata që nxiten nga produksioni. Pra, Për’puthen do të quhej lirshëm një reality nëse emisioni do të zhvillonte në brendësi lidhjen e Teas me Beartit dhe “romancën” e Teas me Andin. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ndodhi.

A ka skenar?

Sigurisht që po. Të dyja deklaratat e Andit dhe Teas nxjerrin në një përfundim: produksioni e dinte dhe zhvilloi një “skenar” tjetër mbi këtë histori.

Do të ishte më e drejtë dhe më e ndershme kundrejt publikut shqiptar, sikur Për’puthen të heqë dorë nga përdorimi i termave “reality” dhe “pa skenar” sepse jo vetëm nuk është e vërtetë, por edhe fyese për inteligjencën e masave.

Dhe duhet pranuar që duam apo nuk duam, e vetmja situatë reality mban emrin: Shqipe Hysenaj *fake cry emoji*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES