23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetKënga Magjike me ndryshime: Fituesi dhe finalistët do të paguhen!

Kënga Magjike me ndryshime: Fituesi dhe finalistët do të paguhen!

Festivali “Kënga Magjike” këtë edicion do të vijë me disa ndryshime thelbësore.

Përveç periudhës që do të mbahet, konkurrentët do të kenë edhe një motiv më të madh për të qenë pjesë e këtij festivali e për të konkurruar me materiale të mira.

Në një status në Instagram, producenti Ardit Gjebrea ka lajmëruar se fituesit dhe finalistët do të shpërblehen me shuma të caktuara parash.


Sipas Gjebreas, fituesi do të fitojë plot 500,000 lekë të reja, ndërkohë që të 19 finalistët do të shpërblehen me 200,000 lekë të reja.

Është ky një solidaritet me artistët, për të mbajtur në këmbë magjinë e këngës shqipe”, – shkruan Gjebrea në fund të postimit.

Duket se kjo përveçse do të rrisë garën mes artistëve për të sjellë mareriale të mira, do të jetë edhe një kontribut për artistët që tashmë janë kthyer në shtresën më të goditur nga pandemia e Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES