4 C
Tirana
Sunday, February 28, 2021
Kryefaqja Kryesore "Drama" e Për'puthen që pushtoi rrjetin mbrëmjen e së premtes!

“Drama” e Për’puthen që pushtoi rrjetin mbrëmjen e së premtes!

Që prej mbrëmjes së djeshme, rrjeti po “zien” i gjithi nga meme dhe postime për ndarjen e cciftit më të famshëm të momentit, Tea dhe Andi.


E gjitha nisi kur në rrjet u postuan fotot e Teas dhe Beartit, një konkurrent i larguar më parë nga “Për’puthen” duke konfirmuar kështu zërat se dyshja ka qenë në në nmarrëdhënie prej kohësh.


Cifti kishte kaluar së fundmi pushimet dimërore në vende me dëborë, në një kohë kur në program Tea po dilte e përputhur me Andin.


Menjëherë ka reaguar Andi, i cili postoi një video ku përpiqej të fliste ndërkohë që dalloheshin lotët në sy, mirëpo Tea mbeti e heshtur. Në orët e vona të natës, në një video në Instagram Bearti tregoi se ishte në një romancë me Tean dhe ishin mjaft të lumtur.


Pritet akoma të mësohet se çfarë do të shpjegojnë për publikun dyshja e njohur, e deri atëherë le të shijojmë “memet” që pushtuan internetin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES