23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaUncategorizedDeputetja poete, Elena Xhina promovon librin e saj "Pak Magji"

Deputetja poete, Elena Xhina promovon librin e saj “Pak Magji”

Deputetja Elena Duka Xhina ka promovuar së fundmi librin e saj të ri “Pak Magji” në një prej sallave konferenciale në kryeqytet duke bërë bashkë emra të njohur të politikës, letërsisë dhe medias.

Nën masat anti-Covid, Duka ka prezantuar “Pak Magji”, libër ky me poezi të zhanereve të ndryshëm, disa prej të cilave janë interpretuar edhe nga aktorja e njohur Egla Ceno.


Në këtë promovim, pjesëmarrës ishin edhe emra të njohur të politikës si Taulant Balla, Alket Hyseni, Spartak Braho, Reme Lala, Artemisa Malo, Aurora Malo, Ermonela Felo dhe Eglantina Gjermeni të cilët lexuan edhe një poezi të zgjedhur nga libri “Pak Magji”.

Të ftuarit, përveç poezive, kanë lavdëruar figurën e deputetes poete, jo vetëm si politikane, e cila ka kontribuar në një numër të lartë projekt-ligjesh në Kuvend, por edhe si nënë e 3 vajzave, që përmes vështirësive ia ka dalë mbanë të mos bëjë kompromise dhe të luftojë për interesat e vendit dhe komunitet që e ka votuar.


Gjatë fjalës së deputetes së qarkut Dibër, njëkohësisht edhe mikes së saj, Reme Lala, Elena është emocionuar dhe prekur duke i dhënë “pak magji” të gjithë ceremonisë së kuruar në detaje nga Arlinda Dudaj, mikeshë dhe botuese e librit në fjalë.

Nëse nuk e keni bërë akoma tuajin librin, nxitoni të merrni “Pak Magji” në libraritë kryesore të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES