
Më shumë se 2800 turistë kanë vizituar objektet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës gjatë muajit dhjetor nëpërmjet guidave turistike që ofron Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë, shifër kjo e publikuar nga kjo drejtori. Sa i përket guidave në fshatin Vithkuq numri i turistëve ka qënë më i ulët.
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Korçë krijon guida për turistët jo vetëm ne sezonin e dimrit por edhe në sezonin e verës ku këto guida janë edhe më të zgjeruara në territorin e Pustecit por edhe Pogradecit.