23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaAktualitetTepelenë, nisin punimet në aksin Salari - Nivicë.

Tepelenë, nisin punimet në aksin Salari – Nivicë.

Projekti   për ndërtimin e rrugës Salari-Nivicë tashmë  ka filluar zbatimin në terren. Ky investim do t`i japë mundësinë zonës së Lopësit për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e turistik. Ky aks rural do të jetë nyja ndërlidhëse me qytetin e Vlorës kjo edhe nëpërmjet bashkimit me aksin  Gusmar- Kuç.

Aksi Salari – Nivicë është ndër projektet e parashikuara për rindërtim  përgjatë vitit 2021, kjo krahas investimeve në zonat e tjera rurale. Ky investim i qeverisë shqiptare përllogaritet të kapë vlerën prej 466 milion lekë të reja, reth 14, 5 km. Ndërtimi i këtij aksi jo vetëm që do të lidhë disa zona dhe dhjetra fshatra me qytetin por do të shërbejë njëkohësisht edhe si ura lidhëse me bregdetin e Vlorës. Kjo ishte një zonë e harruar ku banorët vuanin izolimin total për shkak të mungesës së infrastrukturës , dhe si pasojë edhe moszhvillimin e sektorit të bujqësisë i mirënjohur për Tepelenën. Tashmë rruga do të bëjë të mundur shkurtimin e lëvizjes së gati 17 fshatrave. 

Ky investim pritet të përfundojë në një afat kohor të parashikuar për gjashtë muaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES