23.5 C
Tirana
Wednesday, September 22, 2021
KryefaqjaEntertainmentBotaRita Ora paguan 7 mijë euro për të thyer rregullat e Covid-19

Rita Ora paguan 7 mijë euro për të thyer rregullat e Covid-19

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora këtë periudhë është në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të thyerjes së rregullave të Covid-19.


Së fundmi, është mësuar se Ora ka paguar plot 7,000 euro vetëm për restorantin ku festoi ditëlindjen që të mund të festonte brenda ambjentit.


Jo vetëm kaq, por këngëtarja ka fituar edhe “çmimin” për “sjelljen më të keqe të vitit” së bashku me disa personazhe të tjerë të njohur. Tabloidi britanik “Daily Mail” ka zgjedhur bashkë me ekspertin e sjelljeve, William Hanson, VIP-at që janë sjellë më keq këtë vit dhe që sigurisht kanë rënë në sy të publikut për këtë shkak.
“Gjatë viteve të hulumtimit dhe doktoratës në epidemiologji në Shkollën e Teatrit për fëmijë “Sylvia Young (i referohet shkollës fillore që Rita ka ndjekur) ajo e ka kuptuar shumë mirë se koronavirusi do të shmangte zonat e pasura të Londrës Perëndimore, duke lejuar doktoreshë Orën dhe profesionistë të tjerë mjekësorë të tillë si Cara Delevingne dhe Profesor Vas J Morgan të festojnë në masë”, – shkruan Daily Mail.

“Kur u zbulua festa e ditëlindjes në Notting Hill, zonja Ora kërkoi falje me shpejtësi duke thënë se ishte një vendim i momentit. Nuk ka rëndësi nëse bie apo jo dakord me rregullat. Ato janë rregulla. Nëse nuk je dakord atëherë përfshihu në parlament dhe lobo që t’i ndryshosh. Askush nuk është mbi to. Ne po e kalojmë këtë gjë të gjithë së bashku”, shkruhet në artikull për këngëtaren.

Këngëtarja do t’i rikthehet sërish punës, duke qenë pjesë e jurisë së “The voice of Australia”. Mirëpo, ajo ka vënë mend dhe as policia s’ka ndërmend ta lërë të qetë, duke e detyruar të bëjë 14 ditë karantinë pasi të shkojë në Australi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

LAJMET E FUNDIT



ZEMRA E TIRANES