Ditë më parë u zbulua se një tjetër format i ngjashëm me Për’puthen do të shfaqej në ekranin e Top Channel.
Lajmi u bë i ditur nga News-31.com, i cili shkruante se formati është i përshtatur për moshat mbi 40 vjecc.
Në një intervistë për Shqipëria Live, autorja e këtij programi, Olsa Muhameti ka treguar edhe detaje të tjera të këtij “Për’puthen 40”.
“Deri tani grupmosha më e madhe e aplikantëve është 40-50 vjeç, por kanë aplikuar edhe nipërit që duan të sjellin gjyshërit. Nuk është vetëm për të gjetur partnerë por është edhe eksperiencë televizive shumë e bukur”, – u shpreh Muhameti.
E pyetur për emrin e prezantueses, autorja konfirmoi edhe njëherë Bora Zemanin në krye të “Për’puthen 40”.